welcome
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

lajme nga basketboli

Shko poshtė

lajme nga basketboli Empty lajme nga basketboli

Mesazh  admin Sat Apr 05, 2008 2:49 am

Spurs pret kundershtarin e finales

Detroit Pistons dhe Kliveland Kavaliers kane pushuar dje per ate riaftesim fizik pas nje sfide mjaft te ashper nje kerkoi dy kohe shtese 24 ore me pare. Dhe tani pergatiten per ndeshjen e gjashte te finales se Konferences se Lindjes sot ne mbremje. Nderkohe 1500 milje me larg, San Antonio Spers kalon diten e dyte te pushimit, duke pritur te njoh emrin e kundershtarit ne finalen e En-Bi-Ej. “Ne po presim te shikojme ndeshjet e mbetura ne Konferencen e Lindjes, mjaft rivalizuese dhe pastaj te mendojme se si duhet vepruar ndaj cdo kundershtari”, pohoi tekniku I Spers, Popovich. Ndeshja e peste, Pistons-Kavaliers I dha te kuptoje Spers qe te perqendrohet ne nje pike te vecante, LeBron Xhejms qe shenoi 48 pike dhe skuadra e tij udheheq tani 3-2. “Ne e dime se si duhet te luajme, pohoi Popovich. Por e rendesishme eshte qe te jemi te perqendruar pavaresisht nga kundershtari”. Kavaliers ka nje shans qe te mbyll serine e ndeshjeve sot ne mbremje dhe nese nuk e arrin kete atehere vendos ndeshja e shtate, qe zhvendoset ne Auburn Hill te Detroit. Duke analizuar sfiden e peste te Pistons-Kavaliers, tekniku I Spers, Popovich theksoi: “Ishte nje ndeshje e madhe. Nje gare shume rivalizuese dhe ishte e jashtezakonshme te ndiqje LeBron Xhejms per ate qe beri”. Tekniku I Spers, I kthen keshtu komplimentin LeBron Xhejms per ate qe lideri I Kavaliers kishte thene 24 ore me pare: “Kur shikon San Antonio Spers dhe Detroit Pistons, kjo te nxit qe te synosh. Keto dy skuadra kane bere cdo vit dhe prej shume sezonesh me te miren. Kete rruge duhet te ndjek dhe Kavaliers”. San Antonio Spers synon titullin e kater ne En-Bi-Ejt ne nente sezonet e fundit, pasi fitoi ne vitet 1999, 2003, 2005. Dhe ne pritje te finales se madhe do ti rikthehet stervitjes sot. Per Popovich e rendesishme eshte qe te ruhet ritmi I veprimeve nga skuadra. “Dhe dy ditet e pushimit ishin te nevojshme”, perfundoi tekniku I Spers, Popovich.

admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 30/03/2008

https://gjeni-security.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi