welcome
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekipet italiane dhe Liga e Kampionėve

Shko poshtė

Ekipet italiane dhe Liga e Kampionėve Empty Ekipet italiane dhe Liga e Kampionėve

Mesazh  admin Wed Apr 02, 2008 12:48 pm

[color=blue]Ekipet italiane siguruar njė fitore, njė humbje dhe njė barazim gjatė ndeshjeve tė mesjavės nė kuadėr tė rundit tė parė eliminues tė Ligės sė Kampionėve. Nė tekstin e mposhtėm ju sjellim anėt pozitive dhe negative tė tyre, tė vlerėsuara nga ekspertėt italian.
Anėt e mira

Inter

Pėrveē humbjes prej 2-0 nė Anfield, nuk pati edhe shumė lojė tė mirė tė treguar nga kampioni italian gjatė ndeshjes sė parė. Megjithatė, mbrojtja ishte shtyllė e fortė e nerazurėve, dhe megjithėse me 10 lojtarė, ata arritėn tė ruajnė rrjetėn deri nė minutėn e 85-tė kur e lejuan Dirk Kuyt mė nė fund tė zhbllokonte rezultatin. Mbrojtja e Interit ishte e palėkundur, falė lojės sė mirė tė Ivan Cordobas, derisa mund tė pėrmenden edhe Maicon dhe Christian Chivu. Sulmi gjatė kėsaj ndeshje ishte dėshtim i plotė.

Roma

Ekipi kryeqytetas nuk aplikoi stilin e zakonshėm tė lojės sulmuese nė ndeshjes kundėr Real Madridit, dhe shumica mendojnė se italianėt patėn fat nė fitore 2-1 ndaj kampionit spanjoll. Megjithatė me njė lojė tė tillė lojtarėt e Romės u treguan mė inteligjentė, nėse kujtojmė turpėrimin e vitit tė kaluar nė Manchester United dhe kėsaj here luajtėn njė lojė mė tė kujdesshme. Mė tė veēuar nga lojtarėt ishin Philippe Mexes, Daniele De Rossi dhe Mancini, i cili shėnoi njė dhe asistoi nė tjetrin. Edhe pasimi i Francesco Tottit pėr golin e brazilianit ishte i shkėlqyeshėm.

Milan

Rosonerėt ishin mė pėrfituesit nga ekipet italiane, duke nxjerrė njė barazim 0-0 ndaj Arsenalit nė Emirates. Topēinjtė vazhdimisht tentonin tė gjenin portėn, por mbrojtja e Milanit u tregua mjaft e fuqishme. Nė fakt e gjithė pesėshja e fundit, pėrfshirė kėtu edhe portierin, ishin tė shkėlqyeshėm. Nesta tregoi se ėshtė qendėrmbrojtėsi mė i mirė nė botė, Kaladze po ashtu ishte nė formė tė mirė. Oddo shfuqizoi tėrėsisht Hlebin. Lėvdata shkojnė edhe pėr Paolo Maldinin, i cili bėri paraqitjen e tij tė 1001-tė profesionale.

Anėt e dobėta

Inter

Mė e keqja pėr Interin ishte rezultat 2-0 ndaj Liverpoolit. Nė ndeshjen e radhės Inter do tė ketė nevojė pėr shumė mund, nėse dėshiron tė kualifikohet nė ēerekfinale. Gjasat janė kundėr kampionit italian, qė do tė niset pėr nė ndeshjen e dytė me probleme tė mėdha nė qendėr tė mbrojtjes. Marco Materazzi ėshtė i pėrjashtuar, Ivan Cordoba ėshtė i lėnduar, mbase pėr tėrė pjesėn e mbetur tė sezonit, derisa Walter Samuel tashmė njė kohė tė gjatė e ka njė fat tė tillė. Megjithatė, zhgėnjimi mė i madh i ndeshjes sė parė ishte Zlatan Ibrahimoviq, i cili dėshtoi tė tregojė lojė e tij.

Roma
Ekipi kryeqytetas mbase ka njė avantazh tė ngushtė pėr ndeshjen e dytė qė do tė luhet nė Santiago Bernabeu, sidoqoftė goli qė pranuan mund tė jetė vendimtar. Nėse Roma do tė jetė nė gjendje tė pėrballojė njė presion tė tillė, ėshtė diēka pėr tu diskutuar shumė. Christian Panucci dhe Marco Cassetti ishin dy pikat mė tė dobėta nė ndeshjen e parė.

Milan

Mesfusha ishte pjesa mė e dobėt nė ndeshjen e parė tė Milanit. Massimo Ambrosini dhe Gennaro Gattuso qė tė dy u koncentruan nė mbylljen e hapėsirave, Kaka nuk dukej askund, ndėrsa Andrea Pirlo dhe Clarence Seedorf patėn njė paraqitje mjaft tė dobėt. Megjithėse shtyllat kryesore tė vitit tė kaluar, si Kaka dhe Seedorf, dėshtuar tė tregonin shkėlqimin e tyre, nė ndeshjen e dytė pritet qė japin mė tė mirėn nga vetja.

Pėrfundim

Inter: Me mungesat qė ka dhe rezultatin mjaft negativ, parashikimi mė real pėr kampionin italian ėshtė eliminimi.

Roma: Loja e tyre e bazuar nė kundėrsulme, mund tė befasojė kampionin spanjoll, dhe gjasa mė e madhe pėr ekipin italian ėshtė kualifikimi.

Milan: Sa herė Milan ka dėshtuar tė nxirret nė situata tė tilla? Sigurisht kualifikimi i kampionit evropian ėshtė mė reali nga tė tre klubet italiane.

admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 30/03/2008

https://gjeni-security.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi