gjicka mbi basketbol

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

gjicka mbi basketbol

Mesazh  admin prej Sat Apr 05, 2008 2:48 am

Shifrat 83:82 te fundit per sezonin magjik te En-Bi-Ejt. Fiksohen ne Kuiken Loans Arena te Klivelandit. I takojne San Antonio Spers. Gjithcka e bukur ne basketbollin profesionist amerikan te percjellur nga Telesport, per kete sezon perfundojne ketu kur Tim Dankan me shoke kane ngritur trofene e katert ne nente vjet. Me I miri I kater sukseseve te Spers eshte ai, si gjithnje Dankan. Por ne trofene e fundit, pyetja qe u ngrit ishte: Dankan apo Parker per trofene MVP? Analistet e En-Bi-Ejt, Greg Anthoni, Henri Abot, Kris Brosuard, Xhon Hollinger, Kris Sherindan e kishin te veshtire te ndanin kete cift. Por juria prej 10 vetesh I dha vetem nje vote Dankan ne votimin per MVP. Kishte nje mbremje te keqe Dankan? Numri 21eshte ne vetvete nje fitues, nje ndryshim beres, ndersa admirali Robinson thote: “kjo eshte era e Tim Dankan”. Pak dite me pare, kur luheshin ndeshjet e plej-ofit, Dankan duke bere shaka pasi kishte mbushur 31 vjec theksonte: “Une jam I vjeter e pranoje”. Por eshte tre vjet me I ri se sa Shaki O’Nil kur nje sezon me pare fitoi unazen e katert te kampionit. Te gjithe jane per Dankan. I vetmi basketbollist konstan te Spers. Por numri 21 kur pyetet per vleresimin e Parker si MVP I finaleve thote me thjeshtesi: “Toni ishte I paarritshem nuk mund te konkurroja me te. E meritonte trofene”. Francezi 25-vjecar behet evropiani I pare qe meriton te qenit MVP. Dhe eshte I lumtur. Deshiron te falenderoj te gjithe, familjen dhe te fejuaren e tij tij, Eva Longoori. Fama e regjisorit Parker, te lindur ne Belgjike ka qene nen hijen e yllit te televizionit. Por tani ai ka fituar shume. Ne sallen e conferences se shtypit, Parker, tre here kampione ne pese vitet e fundit, thote keto fjale: “Nuk mund ta harroje vendin tim, origjinen time. Dua te falenderoj te gjithe. Sot arriti nga Londra Henri per te festuar me mua. Eshte dhe familja ime eshte dhe Eva. Kur te kthehem ne San Antonio do te shkoje ne kishe per te falenderuar Zonjen”. Parker ka marre bekimin e jurise per trofene e me te mirit te finaleve dhe Dankan e ka uruar megjithe zemer. Por arkitekti I Spers, tekniku Popovich, vlereson Tim Dankan “si njeriun qe beri lidhjen e vazhdimesise ne skuader”. “Luajti ne skuadra te ndrsyhme dhe pershendeti te gjithe ata qe erdhen. Gjeti rrugen per ti ndihmuar dhe integruar ne skuader”, pohoi Popovich. Na duhet nje model sportisti dhe ate e gjen te Dankan. En-Bi-Ejt do te na mungoje per disa muaj, por do te rikthehemi perseri ne fund te tetorit

admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 30/03/2008

Shiko profilin e anėtarit http://gjeni-security.darkbb.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi